Te milan është koha e rinovimeve duke filluar që nga pjesëtarët e stafit deri tek lojtarët të cilët konsiderohen të rëndësishëm për kuqezinjtë.
I pari në listë është Zlatan Ibrahimovic, me suedezin që do të rinovojë kontratën me Milan, teksa do të përfitojë një pagë fikse “simbolike”, të cilave do tu shtohen bonuse që lidhem me prezencat dhe paraqitjet në fushë, ku do të firmosë një kontratë 1-vjeçare
Ibra u operua në gju në 25 maj dhe rikuperimi pritet të zgjasë rreth 7-8 muaj. Klubi shpreson që sulmuesi të kthehet në dispozicion të Piolit pas pauzës së Kupës së Botës.
Zlatan do të vazhdojë të veshë fanellën e Milanit edhe për një sezon, që mund të jetë i fundit i karrierës së tij. Suedezi ka një rol të rëndësishëm në skuadër, edhe kur nuk zbret vetë në fushë.
Milani pritet që të rinovojë edhe me dyshen drejtuese Maldini-Massara, por akoma mungon zyrtarizimi. /f.a/abcnews.al