Ditën e sotme mbërritën në Vlorë forcat xheniere për të kryer ekspertizën e predhës që u gjet një ditë më parë në fshatin Panaja dhe më pas e larguan prej aty. Predha i përket Luftës së Dytë Botërore dhe në këtë zonë kanë qenë kazermat e ushtrisë italiane. Kjo do të thotë se aty mund të ketë në tokë edhe armatime të tjera. Predha u gjet gjatë punimeve, për vendosjen e linjës së re të elektrikut në fshat. Nga informacionet e policisë mësohet se predha nuk duhet të ketë kontakt me nxehtësinë, ndryshe përbën rrezikshmëri.
/ABC News Albania