Kastrioti ka arritur marrëveshjen dhe ka nënshkruar me mesfushorin Abaz Karakaçi, të cilin trajneri Emiljano Çela e donte në skuadër.
Shkodrani tashmë ka marrë edhe shiritin e kapitenit, pas largimit të Sokol Nezirit drejt Flamurtarit të Vlorës.
Para Karakaçit me krutanët kishte rinovuar edhe mbrojtësi i majtë, Armando Rami, ndërkohë që në vijim do të ketë edhe konfirmime të tjera në skuadër. / abcnews.al