Detaje të reja janë bërë me dije për aksidentin tragjik në Chalandri të Greqisë, ku një 18-vjeçar humbi jetën.
Lexo edhe: Aksidentit tragjik në Greqi, 18-vjeçari po bënte gara shpejtësi ne makinën që u gozhdua në pemë
Mësohet se i riu nuk kishte leje drejtimi dhe nuk kishte vendosur as rripin e sigurimit, raportojnë mediat fqinje.
Gjithashtu, policia ka arrestuar një 19-vjeçar, i cili, siç rezultoi nga hetimet, ndodhej në vendin e aksidentit me një mjet tjetër. Raportime të pakonfirmuara zyrtarisht thonë se dy të rinjtë po bënin gara me makinat e tyre.
19-vjeçari akuzohet për vrasje nga pakujdesia dhe drejtim të rrezikshëm të mjetit. /abcnews.al