U rrëzua ndërsa punonte te burimi në Malin e Çikës, shpëtohet me helikopter punonjës i ujësjellësit të Himarës

schedule14:08 - 28 Qershor, 2022

schedule 14:08 - 28 Qershor, 2022

Punonjësi i ujësjellësit të Bashkisë Himarë, i cili ishte rrëzuar ndërsa punonte në burimet e Malit të Çikës është shpëtuar me helikopter. Punonjësi i ujësjellësit të Bashkisë Himarë, i cili ishte rrëzuar ndërsa punonte në burimet e Malit të Çikës është shpëtuar me helikopter.

55-vjeçari A. A., ishte duke punuar në burimet e malit në momentin që u rrëzua në një greminë.  Sipas informacioneve zona ishte e izoluar por kishte akses deri në një pikë për të shkuar me makinë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 28.06.2022, rreth orës 11:20, në sallën operative të DVP Vlorë, është marrë njoftim se disa punonjës të Ujësjellësit në Bashkinë Himarë, ndodhen në malin e Çikës dhe se njëri prej tyre, shtetasi A. A., rreth 55 vjeç, është rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë është dëmtuar.

Në vendngjarje janë nisur shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë dhe shërbimet e emergjencës, për të bërë të mundur transportin e shtetasin e dëmtuar, në spital. /abcnews.al/