I ftuari në Provokacija me Mustafa Nano ka qenë Helidon Fino, aktor. Ai ka folur rreth rolit të tij në dramën e fundit “Ëngjëjt e Amerikës” me regji të Arben Kumbaros. Drama është duke u shfaqur nga e Enjtja në të Dielë në teatrin Art’Turbina ku aktori Helidon Fino ka rolin kryesor. Drama është një vepër shumëdimensionale e gjithëpërfshirëse. Aty flitet për dashurinë, për seksin, për homoseksualetin, për fenë, për politikën, për Zotin, për të ndryshmit nga ne, për kuptimin e jetës. Ngjarjet zhvillohen kryesisht në New York-un e viteve ’90.
Në bisdën e zhvilluar këtë mbrëmje në Provokacija, aktori Helidon Fino ka përcjellë dhe mesazhet e tij, gjithashtu ka ndarë me publikun përjetimet personale, opinionet mbi artin por edhe për marrdhëniet me kolegët e teatrit.
I pyetur nëse shfaqja është ndjekur nga shqiptarët të cilët janë pak konservatorë, dhe nuk e konceptojnë dot të puthen dy meshkuj në skenë, Aktori u përgjigj:
“Një nudizëm apo një puthje homoseksuale në skenë te çdokush krijon mure dhe një lloj barriere. Teatri dhe arti ka për detyrë ta serviri i pari thellësisht dhe realisht, pastaj estetikisht dhe sigurisht ta tejkalojë. Ne kemi punuar që skena të tilla të vijnë të natyrshme dhe të përtypshme për publikun”.
A ka aktor të cilët nuk pranojnë të luajnë role tabu? Fino përgjigjet se mund të ndodhë që të mos pëlqehen role të caktuara dhe kjo gjë ndodh në të gjithë botën.
“Kjo dramë mund të jetë komplekse dhe shumë moderne por therret fortë për tolerancën në të gjitha kuptimet, të pranojmë njerëzit ndryshe”, thekson Fino.
Për sa i përket rolit të regjisorit në një vepër ai thotë se:
“Regjisori duhet të japi gjithcka. Jep analizën, detyrat, zbërthen konceptin, zbërthen personazhin i jep detyrat aktorit, duhet të korigjojë”.
Mustafa Nano: Kam folur me disa regjisorë të cilët më janë ankuar duke thënë se aktorët janë kapricozë, tekanjozë, a thuhet e njëtja gjë edhe nga aktorët për regjisorët?
“Aktori është kapricoz sepse ndodhet në një proces, bëhet si fëmija, sikleti i përfshirjes dhe i transformimit sado neurone më të zhvilluara se të tjerët të ketë ndodhet në një proces transformimi të vështirë. Ndërsa nëse flasim për një regjisor kapricoz atëherë ai nuk është më regjisor sepse ai duhet të jetë i qartë” shprehet aktori.
Mustafa Nano: Kemi vënë re se ka shumë xhelozi në botën e teatrit. Kur ju luani një rol dhe del i sukseshëm merr përgëzime nga kolegët?
Helidon Fino: “Absolutisht që marr përgëzime, sigurisht qe di të ndaj se kur është e sinqerta e plotë gjysëm e sinqerta apo e pasinqerta. Preferencat nuk janë të gjitha të njëjta në komunitetin tonë”./abcnews.al