Me siguri, ky dhëndër nga India do të pendohet se është bërë tapë kur ta shohë videon e martesës. Ai ishte pirë shumë për të festuar ditën më të rëndësishme. Megjithatë, mund të ketë marrë një dhimbje koke nga dora e rëndë e kunatës. Jo sepse ishte i dehur, por se e ngatërroi nusen me kunatën.
Ngjarja ndodhi një javë më parë në Bihar, në Indinë lindore. Sipas zakonit, burri duhet t’i vendoste nuses një kurorë me lule në qafë. Por, duke mos qenë në gjendje që të hapte as sytë, ai ia vendos kurorën kunatës. Kjo e fundit, e acaruar, e sulmon me shuplaka dhe grushte.
/abcnews.al