Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi, i ftuar në “Radari Informativ” në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, ka përkujtuar 78-vjetorin e masakrës mbi popullin e Çamërisë.
Idrizi tha se ndaj popullsisë Çame është ushtruar dhunë dhe spatstrim entik, pasi në 27 qershor 1944 u vranë më shumë se 20% e popullsisë Çame,.
Ai tha se çështja Çame nuk i përket vetëm një komuniteti, por gjithë Shqipërisë.
Pjesë nga diskutimi:
Xhokaxhi: 78 vite nga gjenocidi grek ndaj çamëve, historitë që ju më keni treguar në një rast tjetër kanë qenë shumë të dhimbshme…
Idrizi: Sigurisht që janë momente në të cilat hasemi përditë. Ishte goxha prekëse që t’i shihje këta dëshmitarë okularë që të na shtyjmë përpara drejt drejtësisë. Për ne java çame janë pikërisht rikthimi në dëshmi të gjallë ndaj masakrave ndaj Çamërisë. Kur dëgjon këto rrëfenja që hasim përditë, vetëm aty mund të kuptosh përmasat e një tragjedie njerëzore. Për ne shqiptarët e Çamërisë, kjo është një çështje aktuale sepse sillet përditë, jo vetëm si histori por dhe si kujtesë.
Xhokaxhi: Pelegrinazhi më i dhimbshëm? E njëjta gjë që ndodhi me Kosovën?
Idrizi: As me Kosovën për fatin e keq, sepse në Çamëri nuk u krye vetëm gjenocid por edhe spastrim etnik. Bëhet fjalë për masakra që kanë filluar në 27 qershor 44 deri në mars 45, duke masakruar 40 përqind të popullsisë. U përzunë me dhunë rreth 20 përqind e p[popullsisë, ky ishte një spastrim i programuar, i cili nisi në vitin 1913-të, kur Çamëria u okupua nga Greqia, e cila kulmoi në 1924 me shkëmbimin e popullsisë greko-turke. Dhe për të kulmuar përfundimisht në fund të Luftës së dytë botërore, ku 20% e popullsisë u shfaros. Kjo është dhe diferenca me Kosovën. Por ajo që i lidh të dyja është se Çamëria dhe Kosova u sakrifikuan për Shqipërinë politike që kemi sot, prandaj çështja e Çamërisë ju përket të gjithë shqiptarëve. Për ne kjo është një javë shumë e rëndësishme. Në 45-n Komisioni Ndërkombëtar dëgjonte dëshmitë e tyre, një nënë ka dalë përpara me skalpin e së bijës.
Xhokaxhi: Është shumë e rëndë…
Idrizi: Është shumë e rendë por është e vërtetë, sepse në momentin që shqiptarët e Çamërisë u vendosën në Kllogjër, aty prehen 2097 të tjerë, që prehen aty.
Xhokaxhi: Keni arritur ti mblidhni të gjitha dëshmitë?
Idrizi: Të fundit e kemi bërë para 3 vitesh, kemi pjesën më të madhe të tyre. Por sigurisht që jo vetëm ajo që është dokumentuar por dhe nga arkiva britanike, por dhe nga rrëfenjat. Ata u vranë vetëm pse ishin shqiptarë. Ne kërkojmë një falje publike nga shteti grek për këtë gjenocid. E di që është e vështirë, por edhe Greqia duhet të çlirohet nga kjo fantazmë.
/Abcnews.al/