Lajmi i keq për Evangjelia Veli, rezulton pozitive me COVID-19 dhe nuk do të marrë pjesë në lojërat Mesdhetare

schedule18:08 - 27 Qershor, 2022

schedule 18:08 - 27 Qershor, 2022

Evagjelia Veli do të përfaqësonte Shqipërinë në Lojërat Mesdhetare në sportin e peshëngritjes, por tashmë ajo është tërhequr për arsye se ka rezultuar pozitive me COVID-19.

Lajmi është bërë i ditur nga Veli me një foto të postuar në Instagramin e saj personal duke shkruar se nuk do të marrë pjesë në “Oran 2022”.

Veli u shpall së fundmi kampionë Europe dhe ishte gjithashtu kandidate për medalje në Lojërat Mesdhetare./ h.ll/abcnews.al