Nga Leontina Nika
Historia e fotografisë shqiptare vjen e përmbledhur në një studim nga Ermir Hoxha. Që nga shkrepja e parë 1865 nga Pjetër Marubi dhe deri në vitet 2000 pasqyrohen 60 autorë dhe mbi 200 imazhe përfaqësuese.
Hoxha në një intervistë për Abc thotë se krahas hijeshisë së viteve 20- 30 me mjaft interes janë edhe fotografit e pas luftës së dytë botërore.
Një foto flet më shumë se mijëra fjalë.
Historia, etnografia, magjia , bukuria , propaganda dhe estetika bëhen bashkë në një album studimor.
Ermir Hoxha në botimin “Historia e Fotografisë Shqiptare 1865-2000” sjell një studim të plotë mbi gjenezën e këtij medium i cili i ka fillesat me Pjetër Marubin që në vitin 1865, thuajse në të njëjtën kohë me shkrepjen e parë që ndodh edhe në botë 10 vite para nesh.
Ky botim vjen i ndarë në 3 pjesë ku përfshihen 60 autorë dhe mbi 200 imazhe përfaqësuese.
Vitet 20-30 njihen si periudha e artë e fotografisë shqiptare , por përtej kësaj me mjaft interes në këtë botim është edhe fotografia pas luftë së dytë botërore thekson Hoxha.
Fenomenet janë elemente të rëndësishme në këtë studim, si retushimi, përdorimi i fotografisë për propagandë, apo ritet e ndryshme që pasqyrohen në cikle të caktuara.
Ky libër pason botimin “Historia e Artit Shqiptar 1858-2000” por tashmë si një studim më specifik mbi artin dhe mjeshtërinë e fotografisë në Shqipëri./abcnews.al/