“Mbretërimi” i Johnny Depp si Jack Sparroë mund të mos ketë përfunduar ende, pasi përflitet se aktori do të jetë sërish pjesë e “Pirates of the Caribbean”. Ylli hollivudian thuhet se është në bisedime me Disney për një marrëveshje prej 300 milionë dollarësh pasi fitoi gjyqin për shpifje ndaj Amber Heard.
Burimet kanë konfirmuar se kompania është interesuar për të rregulluar marrëdhënien me aktorin. “Ata kontaktuan me aktorin përpara gjyqit të tij për shpifje kundër Amber Heard dhe e pyetën nëse ai do të ishte i interesuar të kthehej për një ose dy filma.”, thanë burimet.
“Marrëveshja thuhet se është që Johnny Depp të kthehet si Jack Sparroë në Pirates of the Caribbean 6 dhe një seri spin-off për jetën e hershme të Kapitenit të The Black Pearl. Ajo që mund t’ju them është se kompania ka shkruar tashmë një draft për një film për Jack Sparrow.
Kështu që ata kanë shumë shpresë se Johnny do t’i falë ata dhe do të kthehet si personazhi i tij ikonë”.
/abcnews.al