Opozita kërkon shtyrjen e mbledhjes së Komisionit të Shëndetësisë: Sillni dokumentacion

schedule13:13 - 27 Qershor, 2022

schedule 13:13 - 27 Qershor, 2022

Debate të forta kanë përfshirë mbledhjen e Komisionit të Shëndetësisë ku po diskutohet akti normativ për kompensimin e çmimeve.

Deputetja demokrate Grida Duma ka kërkuar shtyrjen e mbledhjes së Komisionit ndërsa theksoi se njerëz me rekorde kriminale po përfitojnë avantazhe ndërsa 8 prej pronarëve të kompanive janë nën hetim.

Grida Duma: Të shtyhet mbledhja për të sjellë dokumentacionin.

Ilir Bejtja: Nuk kemi dokumentacion shtesë.

Grida Duma: Ju thoni disa mijëra vende pune. Nuk flitet me afërsisht dhe rreth. Këtu nuk jemi në diskutime konfidenciale, janë diskutime zyrtare ku ky komisioni duhet të vendosë për një akt normativ. Nuk mund të marrim qëndrime dhe për këtë arsye, kontratat që i keni parë me risk, kërkojmë listën e atyre kompanive.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!