Deputeti holandez: Nuk kemi ardhur për çështjen e vizave

schedule14:00 - 7 Maj, 2019

schedule 14:00 - 7 Maj, 2019

Pritshmëritë e shqiptarëve se çdo të ndodhë me rikthimin apo jo të regjimit të vizave, vetë deputetët holandezë nuk pranuan t’i japin përgjigje.

“Ne jemi informuar dhe jemi të ndërgjegjshëm që votimi i Parlamentit holandez në lidhje me liberalizimin e vizave ka tërhequr shumë vëmendje në Shqipëri. Megjithatë më lejoni t’iu them që kjo nuk ka qenë arsyeja e vizitës sonë dhe as nuk ka qenë një temë të cilën e kemi ngritur apo diskutuar në takimet që patëm. Jam i sigurt që kjo çështje do të jetë një nga çështjet e agjendës gjatë vizitës së Parlamentit shqiptar në Holandë në fund të këtij muaji”, tha deputeti Anne Mulder.

Qëllimi i vizitës së delegacionit të parlamentit të Holandës është njohja me reformat që mundësojnë hapjen e negociatave. Vendimin e vendit që përfaqësojnë do ta japin pas publikimit të raportit të Komisionit Evropian.

“Tashmë i takon Komisionit Evropian që të bëjë një rekomandim në lidhje me Shqipërinë. Ne presim me dëshirën më të mirë për raportin e progresit që do të publikojë Komisioni Evropian në javët që vijojnë dhe ne do ta diskutojmë këtë raport në parlament pasi të jetë publikuar”, tha deputeti.

Në një deklaratë për shtyp në ambasadën holandeze në vendin tonë, përfaqësuesi i këtij delegacioni u shpreh se mirëpresin çdo lajm të mirë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!