Debati për abortin në SHBA, kongresmenia bën rrëfimin prekës: Kur isha 22 vjeçe më përdhunuan

schedule09:51 - 27 Qershor, 2022

schedule 09:51 - 27 Qershor, 2022

Kongresmenia amerikane, Alexandria Ocasio-Cortez  ka ndarë historinë e saj tronditëse, teksa SHBA është në mes të një debati të ndezur për ndalimin e abortit.

Në një tubim në Nju Jork, Ocasio-Cortez tregoi se rreth 10 vite më parë ajo kishte qenë viktimë e përdhunimit, por atëherë kishte pasur një zgjidhje.

Unë vetë, kur isha rreth 22 ose 23 vjeç, u përdhunova ndërsa jetoja këtu në Nju Jork”, u tha kongremenia të pranishmëve në një tubim pro abortit.

“Kur u ula atje duke pritur se cili do të ishte rezultati, gjithçka që mund të mendoja ishte: “Faleminderit Zotit që kam, të paktën, një zgjedhje. Faleminderit Zotit, të paktën mund të kisha lirinë për të zgjedhur fatin tim”, tregoi ajo, ndërsa shtoi testi doli përfundimisht negativ.

“Por kjo nuk ka rëndësi. Kjo nuk është një çështje e të drejtave të grave. Kjo është një çështje për të gjithë ne”, shtoi ajo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!