Fitorja e Vladimir Putin do të kishte pasoja absolutisht katastrofike për botën, paralajmëroi kryeministri britanik Boris Johnson në një intervistë për CNN të dielën.
Duke folur me Jake Tapper në “State of the Union” të CNN disa orë pasi raketat ruse goditën Kievin, Johnson u kërkoi amerikanëve, britanikëve dhe Perëndimit të ruajnë vendosmërinë në ndëshkimin e Moskës, pavarësisht efektit që ka pasur lufta në çmimet globale të naftës.
“Unë thjesht do t’u thosha njerëzve në Shtetet e Bashkuara se kjo është diçka që Amerika historikisht e bën dhe duhet të bëjë, për paqen, lirinë dhe demokracinë,” tha Johnson.
“Dhe nëse e lëmë Putinin të aneksojë, pushtojë pjesë të konsiderueshme të një vendi të lirë, të pavarur, sovran, gjë që ai është gati të bëjë … atëherë pasojat për botën janë absolutisht katastrofike.”
Ai më parë premtoi mbështetje të mëtejshme financiare për Ukrainën, duke përfshirë 525 milionë dollarë të tjera garanci për huadhënien e Bankës Botërore më vonë këtë vit, sipas Doëning Street.
Johnson paralajmëroi gjithashtu kundër lodhjes për luftën, duke thënë se “Tani nuk është koha për të hequr dorë nga Ukraina”.
/abcnews.al