Barcelona nuk dorëzohet për Robert Lewandowskin, ndërkohë që nga ana tjetër edhe Bayern Munich nuk ka ndërmend të lëshojë.
Madje kampionët e Gjermanisë po e bëjnë edhe më të vështirë misionin e katalanasve, që janë gati të ofrojnë 40 milionë euro për polakun.
Sky Germany së fundmi raporton se Bayern Munich ka fiksuar edhe çmimin për Lewandowskin. Bavarezët duan 60 milionë euro, një shifër e lartë kur sulmuesi ka edhe një vit kontratë. / abcnews.al