Basha në Fushë-Krujë: Emergjencat Civile vonuan

schedule14:22 - 2 Dhjetor, 2017

schedule 14:22 - 2 Dhjetor, 2017

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka vizituar zonën e përmbytur në Fushë – Krujë. Lulzim Basha ka ndaluar pranë familjeve të gjunjëzuara për shkak të dëmeve si pasojë e këtyre përmbytjeve, duke bërë apel për sa më shumë ndihma për ta.

Fshati quhet Bilaj dhe emergjencat civile kanë vepruar me vonesë sipas informacionit të shpërndarë nga monitorimi në terren i Partisë Demokratike.

Sipas këtij vëzhgimi demokratët dalin në përfundimin se në Fushe – Krujë janë përmbytur 2 lagje me 1500 banorë si dhe 3 fshatra në zonen e Bubqit me 100 shtepi dhe 600 ha toke./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!