Tensione kanë shpërthyer mbrëmjen e së shtunës në qendër të Athinës. Mediat fqinje raportojnë se persona të paidentifikuar sulmuan zyrat e PASOK-ut në Charilaou Trikoupi, por edhe Ministrinë se Kulturës.
Gjithashtu, sipas informacioneve, një grup prej rreth 50 personash kanë djegur kosha në rrugën Tosica dhe rrugicat përreth.
Një makinë e djegur është raportuar në kryqëzimin e Navarinou dhe Char. Sakaq, policia është kundërpërgjigjur me përdorimin e gazit lotsjellës dhe kimikateve të tjera. /abcnews.al