Qarkullonte me pistoletë, qytetarët spiunojnë 39-vjeçarin

schedule08:15 - 7 Maj, 2019

schedule 08:15 - 7 Maj, 2019

Një 39-vjeçar është vënë në pranga pasi qarkullonte me armë zjarri me vete, Kanë qenë qytetarët që kanë telefonuar policinë e cila ka bërë të mundur ndalimin e tij. Me anë të një njoftimi blutë bëjnë të ditur se i ndaluari është shtetasi me inicialet I.V., 39 vjeç, banues në fshatin Çepunë, Gjirokastër.

Njoftimi i policisë

Finalizohet me sukses operacioni i koduar “VINOKASHI”. Sekuestrohet një armë zjarri Pistoletë dhe 45 fishekë. Arrestohet në flagrancë poseduesi i armës.
Në vijim të kontrolleve të ushtruara në zbatim të planit të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë si dhe mbi bazën e një telefonate nga qyetarët se një shtetas lëvizte me armë zjarri pa leje, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Përmet organizuan operacionin “VINOKASHI”.
Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi:
I.V., 39 vjeç, banues në fshatin Çepunë, Gjirokastër, pasi:
Në aksin rrugor Ballaban-Këlcyrë, në vendin e quajtur “Kthesa e Fshatit Ujëmirë”, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin ky shtetas udhëtonte si pasagjerë, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri (pistolet TT) dhe 45 fishekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësore Përmet për hetime të mëtejshme për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!