Sa shumë dilema te Napoli për mesfushën, pasi Fabian Ruiz i ka thënë “JO” rinovimit të kontratës. Një situatë që tashmë ka vënë në lëvizje drejtorin sportiv Giuntoli, i cili do të duhet të gjejë një zëvendësues që t’i besojë çelësat e mesfushës.
Sipas “Corriera dello Sport” janë 4 emra në listën e bluve për të tentuar edhe trasferimin e tyre gjatë kësaj merkatoje.
I pari udhëheq listën e dëshirave, janë Tameze i Veronës, që klubi e vlerëson 20 milionë euro, i Mattias Svanberg i Bolonjës, i cili ndiqet edhe nga Southampton, i Nandez i Cagliarit dhe i Thorsby i Sampdoria. /f.a/abcnews.al