Forcat ruse sulmojnë fabrikën kimike në Ukrainë, qindra civilë mbeten të bllokuar

schedule09:53 - 25 Qershor, 2022

schedule 09:53 - 25 Qershor, 2022

Forcat ruse kanë vijuar me sulmet ajrore në qytetet binjake Sievierodonetsk dhe Lysychansk të shtunën, duke goditur një fabrikë kimike ku mbetën të bllokuar qindra civilë.

Serhiy Gaidai, guvernatori i rajonit të Luhanskut, tha se forcat ruse sulmuan zonën industriale të Sievierodentsk dhe gjithashtu u përpoqën të hynin dhe të bllokonin Lysychansk.

“Kishte një sulm ajror në Lysychansk. Sievierodonetsk u godit nga artileria”, tha Gaidai në Telegram, duke shtuar se fabrika kimike Azot në Sievierodonetsk dhe fshatrat Synetsky dhe Pavlograd dhe të tjerë u bombarduan.

Ai nuk foli për viktima të mundshme në fabrikën kimike Azot.

Gaidai tha se 17 persona u evakuuan të premten nga Lysychansk nga oficerë policie, shpëtimtarë dhe vullnetarë.

Ukraina tha të premten se trupat e saj ishin urdhëruar të tërhiqeshin nga Sievierodentsk, një qytet kyç i fushëbetejës, pasi kishte mbetur shumë pak për t’u mbrojtur pas javësh luftimesh intensive. /abcnews.al