Mosliberalizimi i vizave, Dyrmishi: Nuk do të përsërisim problemin e Shqipërisë me azilkërkuesit

schedule21:18 - 24 Qershor, 2022

schedule 21:18 - 24 Qershor, 2022

Skënder Dyrmishi, ambasadori i Kosovës në Shqipëri shprehu zhgënjimin e tij për mosliberalizimin e vizave në samitin e BE në Bruksel.

I ftuar në studion e emisionit “Ballkan” me Linda Karadakun, Dyrmishi theksoi se kushtet janë plotësuar dhe liberalizimi duhet të ndodhte, megjithëse shprehet optimist për të ardhmen.

“Besoj se përveç gjeopolitikës është edhe fakti që janë të plotësuara kushtet. Kjo duhet të flasë diçka. Ka edhe një element tjetër, është entuziazmi që dominon në popullatën e Kosovës pro BE. Dihet sa lart është Kosova. Kjo nuk është pak. Liderët e kanë bërë të qartë që BE është edhe vlerë.

Të mbesim me shpresë. Do të donim që të ishte e përfunduar. Të jemi besimplotë që do të ndodhë pa u vonuar shumë. Kam shtruar pyetjen pse? Të gjithë e pranojnë që duhet të kishte ndodhur. Tani jemi në këtë pikë”, tha ai.

Diplomati u shpreh i bindur se Kosova nuk do të përsërisë problemin e Shqipërisë me azilkërkuesit, për të cilën është shprehur skeptike Franca.

“Kosova nuk do të përsërisë problemin me azilkërkuesit. Këto janë thënë disa herë edhe publikisht. Qytetarët e Kosovës e kanë shumë të qartë këtë element dhe nuk do të japin zhgënjim në BE. Jam i bindur se nuk do të ketë pretekst për zhgënjim”, tha ai. g.v/abcnews.al