ITALI – Një çift me origjinë nga Kosova u ndaluan në Trento nga policia për shkak se akuzohen për terrorizëm, apo cënim të sigurisë dhe rendit publik.
Këtij çifti, policia i ka gjetur disa pajisje kompjuterike por edhe kimikate që do të përdoreshin për prodhimin e mjeteve shpërthyese. Sipas mediave italiane, ata do të krijonin bomba dhe të godisnin në emër të ISIS.
Bëhet fjalë për dy të rinj me të kaluar të pastër, një burrë dhe një grua që tani janë në arrest shtëpie. Materiali iu dorëzua Grupit të Hetimeve Shkencore për vlerësime teknike. /abcnews.al/