Ukraina mund të humbasë Severodonetsk dhe Lysychansk, por mund të nisë kundërofensiva

schedule07:30 - 24 Qershor, 2022

schedule 07:30 - 24 Qershor, 2022

Autoritetet ukrainase ka të ngjarë të vendosin kushte për t’u përgatitur për humbjen përfundimtare të të dy qyteteve kryesore të Luhanskut, Severodonetsk dhe Lysychansk, por ky rezultat nuk do të përfaqësonte një pikë kthese në luftë.

Në këtë përfundim ka dalë Instituti për Studimin e Luftës (ISW).

Guvernatori i Luhanskut, Serhiy Haidai tha të enjten se trupat ukrainase ishin tërhequr nga disa zona pranë Lysychansk për të shmangur rrethimin, gjë që ISË tha se tregonte përgatitjet në emër të Kievit për humbjen e territorit. Por ISË tha se marrja e Severodonetsk nuk do të ishte një fitore vendimtare për Rusinë.

“Trupat ukrainase kanë arritur sukses për javë të tëra në tërheqjen e sasive të konsiderueshme të personelit, armëve dhe pajisjeve ruse në zonë dhe ka të ngjarë të kenë degraduar aftësitë e përgjithshme të forcave ruse, ndërkohë që i kanë penguar forcat ruse të fokusohen në akset më të favorshme të avancimit”, tha Instituti.

“Operacionet ofensive ruse ka të ngjarë të ngecin në javët e ardhshme, pavarësisht nëse forcat ruse kapin apo jo zonën Severodonetsk-Lysychansk, me gjasë duke u dhënë forcave ukrainase mundësinë për të nisur kundërofensiva të kujdesshme”, thanë ata më tej. /abcnews.al