Një i moshuar 67-vjeç ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Tiranë, ndërsa ka qenë duke ecur në rrugë pranë “Komunës së Parisit”.
Sipas policisë 67-vjeçai E.I ka rënë pa ndjenja në rrugë ku dhe ka humbur jetë. Dyshohet se i moshuari vuante nga tensioni.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 23.06.2022, në vendin e quajtur Komuna e Parisit, në rrugë, ka ndërruar jetë shtetasi E. I., 67 vjeç, i cili dyshohet se vuante nga tensioni.
Nga këqyrja paraprake nuk ka shenja dhune dhe nga veprimet e para hetimore është konstatuar se ky shtetas është rrëzuar në rrugë, dhe dyshohet se vdekja mund të jetë shkaktuar nga shkaqe natyrore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/Abcnews.al/