“Na shohin si produkte, jo si njerëz”, Kosovare Asllanin shpërthen ndaj Realit

schedule20:48 - 23 Qershor, 2022

schedule 20:48 - 23 Qershor, 2022

Kosovare Asllani nuk kursehet pas largimit nga Real Madrid. Futbollistja e Suedisë, me origjinë shqiptare, ka dhënë një intervistë për Sportbladet dhe flet hapur kundër drejtuesve të klubit spanjoll, për mënyrën se si i trajtojnë futbollistët.

“Është bërë një mjedis shumë i pashëndetshëm dhe i rrezikshëm për femrat. Është e vështirë të hysh në detaje, por ka të bëjë shumë me një kulturë të dëmshme për futbollistet. Mes shumë gjërash, pothuajse jam detyruar të luaj e dëmtuar dhe nuk kam marrë ndihmë”,

“Mendoj se kam bërë shumë për klubin. Kam kuptuar se ndër vite që nuk i kanë trajtuar mirë lojtaret. Është e rëndësishme që të flasësh, sepse askush tjetër nuk e ka bërë dhe kështu mund të ndryshojnë gjërat. Jam përpjekur ta bëj që në momentin e parë që isha në klub”.

“Ka presion të vazhdueshëm për të luajtur e dëmtuar apo e sëmurë. Nuk është një mjedis i shëndetshëm. Më intereson shumë klubi, por mendoj se është në duar të gabuara. Na shohin si produkte dhe jo si njerëz”, shprehet sulmuesja, e cila përflitet për një kalim te Milani në Itali. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!