Perëndimi u ka ngrirë pasuritë, oligarkët e Rusisë i “gjen belaja” me gratë: S’ka më pushime me jaht por sherre në shtëpi

schedule17:42 - 23 Qershor, 2022

schedule 17:42 - 23 Qershor, 2022

Oligarkët rusë janë goditur nga sanksionet e Perëndimit por si duket ky nuk është shqetësimi i tyre i vetëm. Të pasurit  e Rusisë tashmë po përballen edhe me gratë e tyre që kanë mbetur të “izoluara” në shtëpi.

Përpara se t’u vendoseshin sanksionet bashkëshortëve të tyre, gratë e oligarkëve shijonin udhëtime në jahte luksoze, udhëtonin jashtë vendit sa herë që dëshironin, qoftë për pazar apo për kirurgji estetike, por tani të gjitha këto i përkasin së shkuarës.

Sipas gazetës gjermane “Bild”, duke qenë se hobet e tyre të preferuara nuk lejohen më dhe janë të mbyllura në shtëpi, tashmë ato kanë më shumë kohë të lirë që mërzinë e tyre ta kanalizojnë te partnerët.

Sipas një sociologu të shquar austriak në revistën gjermane ” Der Spiegel”, sanksionet kanë krijuar probleme në shtëpitë e oligarkëve rusë. Elizabeth Simbfesl ka intervistuar 80 oligarkë rusë. Ajo e përdori materialin që mblodhi për të shkruar librin e saj, “Rusët e pasur: Nga oligarkët te borgjezia ” .

Siç shpjegon ajo, rusët e pasur të prekur nga sanksionet nuk mund të kenë më akses në asetet e tyre. Si rezultat, ata nuk janë në gjendje të plotësojnë të gjitha dëshirat e bashkëshortëve të tyre.

“Deri kohët e fundit, nëse gruaja jote do të ishte nervoze, mund ta dërgoje në pushime me jaht ose do t’i rezervonit një biletë për në Milano për të rinovuar veshjet..”

Një mikeshë e sociologes madje i kishte treguar se një nga oligarkët rusë ka nisur të ankohet vazhdimisht për gruan e tij, të cilës i referohet tashmë si një “lopë e bezdisshme që rri gjithë kohën” në shtëpi” .

Dhe sigurisht nuk është i vetmi që do të përballet me këtë problem. /abcnews.al/