Vjosa Osmani bën thirrje për liberalizimin e vizave, presidentja e PE shpreh mbështetjen: Është ditë historike!

schedule12:52 - 23 Qershor, 2022

schedule 12:52 - 23 Qershor, 2022

Presidentja e Parlamentit Eveopian, Roberta Metsola ka thënë se sot duhet të fillojnë negociatat e anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, teksa u ndal veçanërisht edhe tek liberalizimi i vizave për Kosovën

Në Bruksel ku po mbahet samiti i BE, Metsola tha se Ballkani Perëndimor duhet të gjejë vendin e tij në shtëpinë ecropiane.

“Është një ditë historike. Sot është dita kur ne duhet të fillojmë realisht negociatat e anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe duhet të fillojmë realisht të flasim për të garantuar liberalizimin e vizave për Kosovën. Ballkani Perëndimor duhet të gjejë vendin e tij në shtëpinë evropiane. Sot është dita kur zgjerimi duhet të përdoret në kohë lufte,” shtoi ai.

Ndërkohë, presidentja e Kosovës bëri gjithashtu thirrje për liberalizimin e vizave, duke kërkuar mbështetjen e shteteve anëtare, që të japin një mesazh të qartë sot.

“Duke hapur dyert e saj për Ukrainën dhe Moldavinë, BE po dërgon një mesazh me rëndësi gjeostrategjike. Është një vendim gjeopolitik dhe është pikërisht ajo që i duhet Ballkanit Perëndimor. Pra, unë me të vërtetë shpresoj që, ndërkohë që Ukraina dhe Moldavia vazhdojnë njëkohësisht, BE-ja e kuptojë se ne jemi pjesë e zemrës së Evropës dhe se edhe ne meritojmë të vazhdojmë, sepse nëse BE-ja nuk i jep një sinjal të qartë Ballkani Perëndimor, faktorë të tjerë keqdashës do ta përdorin atë hapësirë”, tha Osmani

Është koha që të gjithë të ecim përpara shpresoj që të gjitha vendet evropiane të japin një mesazh të qartë sot. Është koha që shtetet anëtare ta mbështesin këtë proces, sepse është një padrejtësi e madhe ndaj popullit kosovar”, shtoi presidentja.