Volkswagen ka publikuar teaser-in e parë për sedanin elektrik ID Aero , premiera e të cilit është planifikuar për 27 qershor. Ky koncept është një sedan i ri për tregun kinez, megjithëse kompania zbulon se do të shitet në Amerikën e Veriut dhe Evropë.
ID Aero bazohet në të njëjtën platformë si crossover ID.4 dhe ID Buzz. Është pesë metra i gjatë, që do të thotë se tejkalon VW Arteon. Specifikimet e detajuara nuk dihen dhe ekziston mundësia që sedani të jetë një evolucion i ID Vizzion i prezantuar në vitin 2018.
ID Aero duhet të mbërrijë në tregun kinez në gjysmën e dytë të vitit 2023, kur ndoshta do të debutojë versioni amerikan/evropian. Prodhimi do të organizohet në fabrikën e Volkswagen në Emden, Gjermani, raporton CNET.
/abcnews.al