Ministria ruse e mbrojtjes: Ukraina vazhdon të pësojë humbje të konsiderueshme

schedule11:58 - 23 Qershor, 2022

schedule 11:58 - 23 Qershor, 2022

Ministria ruse e mbrojtjes pretendon se ka vrarë të paktën 650 ushtarë ukrainas në 24 orët e fundit. Sipas saj, “armiku vazhdon të pësojë humbje të konsiderueshme, shkruan The Guardian.

Sipas Rusisë, më shumë se 170 ushtarë dhe oficerë të tjerë u evakuuan nga zona e luftimit të plagosur rëndë. Ndër pretendimet e tjera, ushtria ruse thotë se “forcat e hapësirës ajrore në rajonin e Mykolaiv shkatërruan 49 tanke të Ukrainës, si dhe deri në 50 sisteme raketash me precizion të lartë.

Forcat ruse goditën gjithashtu tre baza për riparimin e mjeteve të blinduara në rajonin e Mykolaiv.

Asnjë nga pretendimet nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!