Hakan Calhanoglu, mesfushori i Interit, në një intervistë të gjatë ai ka folur rreth kalimit të tij nga Milani te Interi, Ibrahimovic por edhe rreth Inzaghit.
Calhanoglu ka korrigjuar pjesën kur ka folur rreth trajnerit të tij Inzaghit, ku sipas tij fjalët ishin keqinterpretuar.
“Natyrisht që disa nga fjalët e mia janë keqinterpretuar nga disa media. Nuk kam kritikuar kurrë asnjë trajner, lërë më Inzaghin, të cilin e konsideroj një trajner të madh dhe që më donte shumë tek Interi dhe më dha shumë besim.
Unë dhe shokët e ekipit kemi bërë një sezon të mrekullueshëm dhe kemi fituar dy trofe, kjo është vetëm merita e Simone Inzaghit”, është shprehur Hakan Calhanoglu duke korrigjuar mediat./ h.ll/abcnews.al