“Nuk po shkon mirë, por ka ende shpresë”, Borrell: Sot duhet të nisim negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

schedule10:08 - 23 Qershor, 2022

schedule 10:08 - 23 Qershor, 2022

Vetoja e Bullgarisë për hyrjen e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE shkakton debat në arenën ndërkombëtare.

“Ne nuk jemi aty ku duhet të jemi në Ballkan, sot duhet të nisim negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe nuk mund të mos e fsheh keqardhjen time. A ka ende shpresë? Nuk e di se çfarë mund të bëjë parlamenti në Bullgari. Por duket se nuk po shkon mirë”- kështu deklaroi përfaqësuesi i lartë i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

“Ne do të duhet të përpiqemi të zgjidhim situatën dhe kjo tregon se unanimiteti është një problem, nuk mund të vazhdojmë me një vend që bllokon gjithçka. Sot nuk është një ditë e mirë”. tha Borrell.

/abcnews.al/