E ardhmja e Vedat Muriqit është pezull, pasi sulmuesi akoma nuk e di se cila me fanellën e cilës skuadër do të luajë sezonin e ardhshëm.
Sezonin që shkoi, sulmuesi i përfaqësueses e mbylli te Mallorca në LaLiga, pasi Lazio e dha në huazim pasi nuk ishte në planet e Mauricio Sarrit.
Me huazimin që ka përfunduar, skuadra spanjolle kërkon të blejë përfundimisht edhe kartonin e Muriqit nga Lazio, por klubi italian kërkojnë të derdhen 12 milionë euro në arkat e klubit, shifër që konsiderohet e lartë nga Mallorca.
Oferta e klubit spanjoll mbetet 8 milionë, shumë pak për momentin, të paktën sipas presidentit Lotito. CEO i Mallorcas, Alfonso Diaz ka deklaruar në lidhje me këtë temë për “Radio Onda Cero”:
“Po punojmë për çështjen Muriqi. Ka goxha diferencë për sa i përket shifrave, por ne i dimë limitet tona dhe nuk mund ti kalojmë ato”, ka theksuar Diaz.
Edhe Galatasaray ka shfaqur interes për sulmuesin kosovar, por akoma nuk ka bërë ndonjë ofertë zyrtare. /f.a/abcnews.al