Babai i rrahu motrën në Greqi, 18-vjeçarja hyn në mes për ti ndarë, si ndodhi ngjarja

schedule09:25 - 22 Qershor, 2022

schedule 09:25 - 22 Qershor, 2022

Një emigrant shqiptar në Greqi ka rënë në prangat e policisë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj të bijës së tij 20-vjeçare.

Sipas medieve greke situate mes babë e bijë ka dalë nga kontrolli, kur kjo e fundit i ka kërkuar para babait.

Emigranti shqiptar i tha të bijës se nuk ka para, megjithatë e reja këmbënguli

E për pasojë gjakrat u nxenë, me babanë që filloi të rrahë të bijën.

Në  në debat ka ndërhyrë edhe vajza e vogël e familjes, 18-vjeçarja, e cila nga ana e saj ka nisur të godasë me shqelma të atin.

Të gjithë familjarisht përfunduan në Drejtorinë e Policisë dhe u morën në pyetje, ndërsa çështja po shqyrtohet sot në Gjykatën Autofore të Kundërvajtjeve të Heraklionit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!