Ndodh mrekullia, ishte infektuar me Covid-19, pacienti del nga spitali pas 154 ditësh i intubuar

schedule08:49 - 22 Qershor, 2022

schedule 08:49 - 22 Qershor, 2022

Një 61-vjeçar në Greqi fitoi betejën me koronavirusin pas 154 ditësh i intubuar në spital.

Sipas lamiareport , 61-vjeçari doli mesditën e së martës, 21 qershor nga Spitali i Përgjithshëm i Lamias, pas 154 ditësh në reanimacion.

Personi në fjalë u intubua më 19 janar të këtij vitit.

“Edhe pse vigjilenca ndaj Covid-19 ka rënë, kjo nuk do të thotë që koronavirusi nuk ekziston.

Ditët e fundit kemi pasur rritje të rasteve dhe për fat të keq disa njerëz kanë pasur”, tha për LamiaReport, drejtor i Përgjithshëm i Spitali i Lamias, Fotis Tsimpoukas./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!