Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një familje shqiptare që jeton në Greqi.
Mediat helene shkruajnë se shkak i sherrit mes babait dhe dy vajzave të tij janë bërë paratë. Vajza e madhe 20-vjeçare i ka kërkuar babait para xhepi, por ky i fundit i ka shpjeguar që nuk kishte.
Por 20-vjeçarja ka këmbëngulur, dhe në këtë moment babai e godet me grusht duke i mavijosur syrin.
Menjëherë në sherr është përfshirë edhe vajza e vogël 18-vjeçare duke e goditur babain me shkelma.
Të gjithë përfunduan në Drejtorinë e Policisë dhe morën në pyetje, ndërsa çështja po shqyrtohet sot në Gjykatën Autofore të Kundërvajtjeve tre anëtarëshe të Heraklionit.
/Abcnews.al/