Fermerët shqiptarë po përballen me një mungesë tregu për të shitur produktet e tyre, duke bërë që gjithë mundi dhe djersa të shkojnë dëm.
Shqetësimi më i madh i fermerëve ka qenë këtë vit mungesa e tregut për shitjen e qershive,, duke bërë që i gjithë prodhimi të hidhet.
Banorët e fshatit Stropckë i bëjnë thirrje qeverisë që të marrë masa dhe të vijë në ndihmë të fermerëve, në mënyrë që në Shqipëri të shitet prodhimi vendas dhe jo ai i huaj, i ncili jko vetëm që është më pak cilësor por edhe më i shtrenjtë.
Ankesa për mungesë tregu kanë patur edhe fermerët e Dibrës të cilët ankohen për të njëjtën gjë.
Postimi banorëve të fshatit Stropckë:
Përshëndetje!
Me keqardhjen më të madhe po njoftojmë sot se puna e pa lodhur e çdo fermeri ne fshatin tonë po shkon në plehra. Tonelata qershi te kualitetit më te mirë nuk e gjeten dot rrugën e tregut. Në emër te gjithë atyre qe ishin pregatitur për te nxjerrë ne treg qershite më te mira shprehim pakenaqësinë ndaj çdokujt qe i takon të mbaje përgjegjsinë mbi situatën e krijuar. Cdo familje minimalisht ka humbur edhe ato pak të ardhura që siguronin nga shitja e qershive. Ekonomia shtepiake e lidhur ngushtë me bujqësine sot e nxjerr cdo familjar ne rruge të madhe. Me këtë situate nuk moren dot mbrapsht as shpenzimet që investuan për plehrimin , punimin e tokës edhe spërkatjet ,duke mos llogaritur fare oret e gjata të punës të shpenzuar aty.
I bejme apel qeverise te levize rrjedhën e ekonomise ,se është jashte çdo perceptimi që prodhimi vendas mos ketë treg ,edhe çdo produkt tjetër i ardhur nga jashtë të tregetohet me çmime 5-fish më te larta.
Fshati këto lloj prodhimesh ka sepse klima ato prodhime favorizon për të kultivuar.
Djersa e derdhur per kete prodhim te mbare qe ishte sivjet qe nuk u shit dhe u hodh në plehra nuk duhet të kalojë pa u vënë re.
Si përfundim ju bëjme thirrje
Bashkëatdhetarë na ndihmoni të ngremë zërin, indinjata jonë le të shkojë tek përgjegjësit kryesorë. Shpërndajeni këtë postim të dëgjohet edhe zëri jonë.
/Abcnews.al/