Bashkia rikthen ditën pa makina në Tiranë, jo të gjithë e respektuan

schedule14:17 - 5 Maj, 2019

schedule 14:17 - 5 Maj, 2019

Veç homazheve tek Varrezat e Dëshmorëve, Bashkia e Tiranës me rastin e 5 majit kishte programuar dhe një sërë aktivitetesh në sheshe të ndryshme të kryeqytetit, ndeërsa riktheu edhe “Ditën pa makina”. Por, kushtet jo të favorshme të motit duket se ndikuan që kjo nismë të mos respektohet nga të gjithë.

5 maji në Tiranë duhet të ishte një ditë pa makina. Jo të gjithë e kane respektuar, madje duke shkaktuar dhe trafik në disa prej rrugëve të kryeqytetit.

Si përshembull gjatë mesditës përgjatë unazës. Kjo pasi dhe shumë prej rrugëve lidhëse me sheshin “Skënderbej”, bulevardin “Dëshmoret e Kombit” e sheshin “Nënë Tereza” ishin bllokuar për qarkullimin e automjeteve.

Në këto sheshe me rastin e Ditës së Dëshmoreve ishin programuar aktivitete për grupmosha të ndryshme, por duket se për shkak të kushteve të pafavorshme të motit jo të gjitha u organizuan.

Të paktë ishin dhe qyetarët që iu bashkuan.

Bashkia e Tiranës riktheu këtë pesë maj nismën “Dita pa makina” me synimin për të ndërgjegjësuar qytetarët që të shmangin për një ditë automjetet e tyre pasi ato konsiderohen një nga ndotësit kryesor të ajrit në kryeqytet. /ABC News Albania 24/7