Dy amerikanë të kapur në Ukrainë ndodhen aktualisht në rajonin separatist të Donetskut në Ukrainën lindore, sipas një raporti nga agjencia e lajmeve Interfax, duke cituar një burim të paidentifikuar, shkruan The Guardian.
Mbërritja e shtetasve amerikanë Andy Huynh dhe Alexander Drueke në rajonin separatist ka rritur frikën se dyshja, të dy nga Alabama, mund të përballen me akuza. Britanikët Shaun Pinner dhe Aiden Aslin dhe shtetasi maroken Brahim Saadoun u dënuan me vdekje nga një gjykatë separatiste në Donetsk në fillim të këtij muaji.
Kremlini ka thënë se dy burrat amerikanë ishin mercenarë, që nuk ishin të përfshirë në konventën e Gjenevës dhe se ata duhet të përballen me përgjegjësinë për veprimet e tyre.
/abcnews.al