Rriten tensionet mes Gazës dhe Izraelit. Hamas ka lëshuar 250 raketa në territorin e Izraelit, ndërsa si kundërpërgjigje, në rripin e Gazës janë bombarduar 120 objektiva, duke përfshirë edhe tunelin e sulmit.
Një izraelit mbeti i vrarë nga këto sulme ndërsa disa të tjerë u plagosën rëndë.
Ndërsa nga kundërsulmi i Izraelit u vranë 3 palestinezë, duke përfshirë një nënë dhe vajzën e saj të vogël sipas zyrtarëve të Gazës.
Ndërkohë katër palestinezë, duke përfshirë dy militantë të Hamasit, u vranë të premten pas një sulmi ku u lënduan dy ushtarë izraelitë.
Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu, ka dënuar sulmin ndaj civilëve, duke e cilësuar “krim kundër njerëzimit”. /abcnew.al