Është vetëm 12 vjeç por luan si një Dj profesionist. Alesio Gjika, 12 vjeçari nga Lushnja ishte i ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”. Pasioni për muzikën ka nisur që kur ishte fare i vogël. Në fillim nisi të këndonte por më pas kuptoi se e gjente veten më mirë në profesionin e Dj-t.
Ai ftohet nëpër dasma dhe evente të ndryshme. Gjatë bisedës në studio, Alesio tha se shpesh njerëzit habiten kur e shikojnë në evente. “Njerëzit habiten shumë kur më shikojnë. Thonë si është e mundur. Kur kam qenë i vogël rrija pas Dj. Shikoja se çfarë lëvizjesh bënin. Për 5 orë marr 150 mijë lekë”, tha ai.
/abcnews.al


