Roma ëndërron Mourinho-n

schedule21:45 - 4 Maj, 2019

schedule 21:45 - 4 Maj, 2019

Mediat në Spanjë e bëjnë fakt të kryer kalimin e Luka Joviç te Real Madrid. Pas dështimit të tratativave me Antonio Conte, Roma kërkon të nënshkruajë me Jose Mourinho.

E përditshmja spanjolle AS raporton se klubi i Real Madrid ka mbyllur marrëveshjen me sulmuesin e eintrhat Frankfurt Luka Joviç. 26-vjeçari është lojtari kyç i klubit gjerman që ka një ecuri të mrekullueshme në Europa League. Bomberi serb realizoi edhe në ndeshjen e fundit ndaj Chelseat ndërkohë që në këtë sezon ka arritur kuotën e 26 golave në të gjitha kompeticionet. Kalimi i tij në Madrid do të konkretizohet për shifrën e 60 milionë eurove. Nga kjo lëvizje do të përfitojë edhe Benfika që zotëron 20 përqind të kartonit të lojtarit.

Një lajm vërtet i bujshëm vjen nga Franca ku e përditshmja L’Equipe raporton se trajneri portugez Jose Mourinho është në drejtim të skuadrës italiane të Romës. Vështirësitë për të arritur te Antonio Conte ka detyruar presidentin e verdhekuqve James Pallota të tentojë nënshkrimin me ish-trajnerin e Interit. Por ka një kusht që luzitani të zbarkojë në Romë, kualifikimi në Champions për sezonin e ardhshëm.

Barcelona po kërkon një sulmues për të formuar vijën e parë të sulmit me Luis Suarez dhe Lionel Messi. Mediat spanjolle raportojnë se pas vështirësive për të mbërritur te Antoine Griezmann, katalanasit kanë në fokus një tjetër sulmues. Bëhet fjalë për francezin që aktivizohet te Arsenal, Lacazete. Për të bindur topçinjtë, Barcelona është e gatshme të ofrojë në kembim dy futbollistë, Umtiti dhe Andre Gomes. Vlera e Lacazet llogaritet në 60 milionë euro, ndërkohë që në sezonin aktual ka shënuar 18 gola dhe ka dhuruar 12 asiste./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!