Përfundoi dita e punës për Simone Inzaghit në selinë e Interit.
Trajneri zikaltër u takua në selinë e Viale della Liberazione me Steven Zhang, presidentit zikaltër, dhe drejtuesit e tjerë. Kur ka dalë nga takimi, ai është pyetur nga të pranishmit jashtë rreth rikthimit të Lukakut. Inzaghi thjesht ka buzëqeshur dhe nuk është përgjigjur.
Por sipas “Sportmediaset”, Zhang dhe Inzaghi kanë diskutuar rreth merkatos, ku tashmë është e konfirmuar se Lukaku, Dybala dhe Bremer janë objektivat e Interit.
Presidenti i Interit ka dhënë miratimin që të rritet oferta për Lukakun që me çdo kusht ai të vishet përsëri zikaltër. Chelsea kërkon 10 milionë euro, Interi nga 5 e ka rritur në 7 milionë euro.
Diferenca është ende 3 milionë euro por ka besim të plotë nga ana e Interit se rezultati në fund do të jetë pozitiv. Chelsea ka pranuar interesimin e Interit dhe është i vendosur për ta huazuar belgun./h.ll/abcnews.al