Flori Gjini, një nga moderatorët e emisionit “E Diell” në Top Channel ishte i ftuar në këtë puntatë të “Thumb”. Përveç kësaj, zëri i tij është shumë i dëgjuar pasi drejton disa nga emisionet më të mira në radio. Flori i është përgjigjur thashethemeve që thonë se që kur ka shkuar në Top Channel do të bëhet kopje e Ledion Liços.
“Unë kam një prezantues shumë të preferuar që është britanik. Nuk është shqiptar. E respektoj shumë si figurë, si moderator. Besoj se edhe nuk është se ngjajmë në formën e prezantimit”, tha Flori Gjini.
Ai tregoi edhe si i erdhi ftesa të niste punë në një prej televizioneve më të mëdha në vend. Fillimisht ishte propozimi për emisionin “Pushime on Top”, për të cilën u shpreh se ka qenë një eksperiencë shumë e veçantë.
“Ishte një ftesë dhe një propozim që ma bënë drejtuesit e emisionit. Ashtu siç ndodhi dhe me emisionin e parë dhe sigurisht që e prita shumë mirë sepse “të Diellën” e kanë mbajtur gjithmonë persona me shumë peshë. Më pas më erdhi dhe propozimi i “Thë Voice”, një format shumë i këndshëm dhe në “Voice Room” u ndeva shumë rehat”, tregoi ai./abcnews.al