Lazio ka arritur të bëjë edhe përforcimin e parë për këtë merkato, teksa ka siguruar shërbimet e ish-lojtarit brazilian të Shakhtar Donetsk.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi italian nëpërmjet një postimi në Twitter, ku tregohet se lojtari mëngjesin e sotëm ka kaluar me sukses edhe vizitat mjekësore, teksa pritet vetëm firma që lojtari të quhet zyrtarisht si lojtari më i ri i Lazios.
Marcos Antonio shikohet si zëvendësuesi idela i Lucas Leiva, tashmë të larguar nga Seria A.
?? Nice to see you, Marcos! #CMonEagles ? pic.twitter.com/to1JRZZUSX
— S.S.Lazio (@OfficialSSLazio) June 20, 2022
/f.a/abcnews.al