Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi.
Një foshnje 19 ditëshe ka ndërruar jetë në gjumë për shkaqe ende të panjohura.
Analizat e autopozisë pritet të hedhin dritë mbi vdekjen e bebes në Patra të Greqisë.
Ngjarja e trishtë ndodhi një orë e gjysmë pas mesnatës të së shtunës, 19 qershor, në një shtëpi në Kato Achaia në Patras, teksa nëna 21-vjeçare dhe foshnja flinin në të njëjtin shtrat.
Sipas raportimeve lokale, kur nëna ka kuptuar se foshnja nuk merrte fryme, ajo ka lajmëruar menjëherë ambulancën dhe policinë.
Ia vlen të theksojmë se muajt e fundit Greqia është tronditur nga vdekjet e papritura të disa fëmijëve në spital, me shoqërinë civile dhe prindërit që kanë ngritur alarm për sigurinë e spitaleve në vend./abcnews.al/.


