Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka paralajmëruar se Rusia do të rrisë sulmet gjatë kësaj javë ndërsa liderët e Bashkimit Evropian pritet të marrim vendimin në lidhje me anëtarësimin e vendit në BE, sipas The Guardian.
Moska nga ana tjetër ka paralajmëruar kundër anëtarësimit të Ukrainës në BE, por udhëheqësit perëndimorë kanë qenë kryesisht mbështetës të ofertës.
Në fjalimin e tij mbremjen e ndjeshme Zelensky tha: “Natyrisht, këtë javë duhet të presim nga Rusia intensifikimin e aktiviteteve të saj armiqësore. Ne jemi duke u përgatitur. Jemi gati.”
Presidenti rus Vladimir Putin javën e kaluar tha se ai nuk kishte “asgjë kundër” aplikimit të Ukrainës, por anëtërasimi i Ukrainës do të ndikonte në synimet e Moskës për të mbajtur fqinjin e saj jashtë sferës së ndikimit të Perëndimit.
Udhëheqësit e BE-së do të shqyrtojnë ofertën e Ukrainës në një samit të enjten dhe të premten, por ekzekutivi i BE-së – Komisioni Europian ka rekomanduar që ajo të vazhdojë.
Megjithatë, mund të duhen vite për përfundimin e proçesit.
/abcnews.al