Pse është më mirë të flini në anën tuaj të majtë?

schedule22:45 - 19 Qershor, 2022

schedule 22:45 - 19 Qershor, 2022

Nëse pozicioni juaj i preferuar i gjumit është në anën tuaj të djathtë, mund të keni disa probleme shëndetësore ose mund të mos flini mirë gjatë natës për shkak të këtij pozicioni. Përkundrazi, gjumi në anën e majtë është, sipas ekspertëve, qëndrimi më i mirë për gjumë cilësor dhe shëndet.

Pse është më mirë të flini në anën tuaj të majtë

Ju ndihmoni tretjen tuaj

Gjumi në anën e majtë mundëson transferimin më të lehtë të mbetjeve nga zorra e hollë në zorrën e trashë. Gjumi në anën e majtë gjithashtu lejon që stomaku dhe pankreasi të “varen” natyrshëm, duke lehtësuar kështu prodhimin e vazhdueshëm të enzimave pankreatike dhe proceseve të tjera të tretjes dhe gjatë kohës që ne flemë.

Sistemi limfatik funksionon më mirë

Sipas mjekësisë Ayurvedike, gjumi në anën e majtë i lejon trupit të filtrojë më mirë lëngun limfatik dhe mbetjet nëpër nyjet limfatike, pasi ana e majtë e trupit tonë është ana dominuese e limfës. Por kërkimet perëndimore kanë zbuluar gjithashtu se gjumi në anën e majtë mund të ndihmojë trupin të përpunojë produktet e mbeturinave në tru.

I bën mirë zemrës tënde

Mjekët rekomandojnë që gratë shtatzëna të flenë në anën e majtë për të përmirësuar qarkullimin e gjakut në zemër. Edhe nëse nuk jeni shtatzënë ose grua, kjo sjellje largon një pjesë të presionit nga zemra, pasi graviteti ndihmon në drenazhimin limfatik dhe qarkullimin më të mirë të aortës.

Urthi reduktohet

Një studim i publikuar në Journal of Clinical Gastroenterology zbuloi se gjumi në anën e majtë reduktonte simptomat e sëmundjes së refluksit gastroezofageal. Përsëri kjo është për shkak të pozicionit të stomakut në anën e majtë të barkut tonë. Lehtësimi mund të jetë i menjëhershëm: nëse shtriheni dhe keni urth qëndroni në anën e majtë për 10 minuta dhe do të ndiheni më mirë.

Dhimbja e shpinës lehtësohet

Personat që vuajnë nga dhimbjet kronike të shpinës mund të qetësohen nëse fillojnë të flenë në anën e majtë, pasi ky pozicion ul presionin në shtyllën kurrizore. Përveç kësaj, kur të ndiheni më rehat, do të flini më mirë, duke rritur shanset për t’u zgjuar plot energji dhe më të relaksuar./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!