Sarah i bën PM urimin më të ndjerë për ditëlindje

schedule16:29 - 19 Qershor, 2022

schedule 16:29 - 19 Qershor, 2022

Sarah Berisha dhe DJ PM janë ndër çiftet më të dashura të showbizit shqiptar. Ata u njohën dhe krijuan lidhjen e tyre të dashurisë brenda “Big Brother VIP”.

Aktualisht, dyshja po shijon çdo moment së bashku, duke ndarë herë pas here postime në rrjetet sociale.

Së fundmi, nuk ka munguar edhe një urim i Sarës për PM, pasi ky i fundit feston ditëlindjen.

Ajo ka postuar në Instastory një video, ku Dj PM shfaqet duke e puthur, përmbi të cilën ka shkruar: “Faleminderit që je pjesë e jetës time…gëzuar ditëlindjen”.

Çifti ndodhen në bregdet për të festuar, ndërsa disa javë më parë ata qëndruan së bashkë edhe në Itali në pushimet e para si çift./abcnews.al