Shkëlqeu me Romën, sulmuesin e duan në Premier League, Murinho bëhet “mur”

schedule09:15 - 19 Qershor, 2022

schedule 09:15 - 19 Qershor, 2022

Tammy Abraham shkëlqeu këtë sezon me Romën në Seria A, duke u shndërruar në një lojtarë kyç për verdhekuqtë.

Paraqitjet e tij tashmë kanë rënë në sy të skuadrave të huaja, të cilat duan që të sigurojnë shërbimet e tij, ndërsa janë hedhur në sulm.

Siç raportohet nga mediat e huaja Manchester United dhe Arsenal janë dy nga klubet e Premier League që kanë shfaqur interes për sulmuesin anglez, por diçka e tillë e vështirë të ndodhë pasi tekniku Jose Mourinho nuk do ta lërë të lirë “xhevahirin” e tij, pasi e ka pjesë së projektit për sezonin e ardhshëm.

Në këtë pikë, duket se edhe te Roma kanë ndërmend të kënaqin dëshirën e portugezit dhe kanë refuzuar çdo ofertë për negociata me sulmuesin anglez, i cili është i destinuar të qëndrojë në kryeqytetin italian, të paktën edhe sezonin e ardhshëm. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!